Lifestyle

Këto pozicione seksuale qëndrojnë në top listën e të gjithë çifteve

Femrat dhe meshkujt kanë rënë dakort se pozicioni më i preferuar dhe më i rehatshëm në shtrat, është ai i misionarit.

Në studimin e bërë publik nga “The Sun”, ku u pyetën rreth 2000 persona nga shtete të ndryshme, u arrit në përfundimin se 27% e meshkujve dhe 35% e femrave, adhuronin pozicionin e misionarit, pasi nuk kërkon shumë akrobacira në shtrat.

Ndërkohë që pozicioni i dytë më i preferuar me 22% për femrat dhe 21% për meshkujt është “doggy-style”.

“Cowgirl”, pozicioni ku femra qëndron sipër mbi mashkullin, të ulur në shtrat, ishte i treti më i preferuar. Ata sqaronin se ky pozicion lejonte femrën dhe mashkullin të pëfshiheshin njësoj gjatë aktit, duke u lodhur dhe përjetuar kënaqësi në të njëjtën kohë.

Nga ana tjetër, seksi anal renditej në fund të klasifikimit, pasi duket se ishte votuar vetëm nga meshkujt, teksa femrat shprehnin shumë rezerva.

Linku: https://www.thesun.co.uk/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/