Lifestyle

Terapistët shpjegojnë pse nuk duhet t’i thoni kurrë fëmijës tuaj se po largoheni pa të

Një terapist i fëmijëve është bërë viral në mediat sociale pasi ka shpjeguar pse është një gabim i madh t’u thuash të vegjëlve tuaj se ‘do të largoheni pa ta’.

Ju keni qenë jashtë, të themi në park, për një kohë dhe është koha për të shkuar në shtëpi, por vogëlushi juaj thjesht nuk po ju kushton vëmendje.

Ata nuk duan të largohen dhe ju jeni stresuar që nuk iu ndjekin nga pas. Por dy ekspertë të prindërve kanë nxitur nënat dhe baballarët të mendojnë dy herë para se të thonë këto fjalë.

Trajneri i prindërve Kristin dhe terapistja e fëmijëve Deena së bashku ndajnë këshilla në faqen e tyre.

Dyshja shpjegoi se si të thuash këto fjalë për fëmijët dhe mund t’iu bëjë shumë të frikshëm në sytë e tyre.

Truri i tyre e percepton si një braktisje dhe është shumë e vështirë që të rikthehet marrëdhëmnia siç ka qenë më parë.

Siguria e tyre emocionale shkatërrohet dhe si pasojë tek fëmija juaja do të shikoni reagime agresive.

Linku: https://www.mirror.co.uk/lifestyle/family/therapist-explains-you-should-never-25079488

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/2-girls-hugging-each-other-outdoor-during-daytime-225017/