Lifestyle

Sekretet e çmendura që meshkujt i mbrojnë me fantatizëm në shtrat

Ata ‘vdesin’ të joshen.

Nuk ka asgjë të keqe të bësh koketën në momente të caktuara në shtrat. Merrni iniciativa misterioze dhe joshëse për të, imagjinoni filmin “Nëntë javë e gjysmë”, në skenën kur personazhi femër kërcen përpara të dashurit të saj.

Ata zgjedhin pozicionin që ia nxjerr trupin më mirë.

Asgjë nuk është edhe aq e rastësishme në momentet tuaja intime, meshkujt kanë shumë fantazi seksuale dhe eksperiencat e deritanishme u kanë shërbyer atyre për të kuptuar aq sa është mjaftueshëm. Nëse një mashkull ka një pozicion të preferuar, kjo nuk vjen vetëm prej faktit se ai merr më shumë kënaqësi aty, por edhe se trupi i tij duket më mirë në atë mënyrë.

Ata e ekzagjerojnë ‘CV’-në seksuale.

Mos i besoni kurrë vetëbesimit në dukje të një mashkulli, pavarësisht eksperiencave që ai pretendon të ketë kaluar. Ato mbase nuk do të jenë në gjendje t’ju kënaqin në mënyrën sesi ju dëshironi. Për këtë arsye, largojeni ndrojtjen dhe tregojini atij për detajet që do të dëshironit të bënte, pse jo edhe për shpejtësinë e aktit seksual. Vetëm kështu frika dhe të gjitha komplekset e tjera do t’ju largohen teksa jeni në shtrat.

Ata kanë fantazi shokuese.

Nuk është e nevojshme të eksploroni fantazinë seksuale të një mashkulli, por mjafton ta pranoni se ai e ka një fantazi, madje të përparuar.

Terapisti seksual Michael Perry i këshillon të gjithë femrat që, nëse nuk janë të një mendjeje me fantazinë e një mashkulli, atëherë të ndajnë imagjinatën e tyre, në mënyrë që ta informojnë partnerin për dëshirat që kanë.

Ata e pyesin veten nëse po kënaqeni.

Mos pretendoni të bëni pasthirrmat e një pornostari, por nëse po kënaqeni dhe doni ta tregoni këtë, atëherë mos e frenoni veten. Mbani parasysh që sa më shumë veprime të veçanta të bëni, si për shembull rënkimet gjatë lëvizjes së trupave, aq më qartë do ta kuptojë partneri se po kaloni vërtet një kënaqësi. Megjithatë bëni veprimet që ju duken si më të arsyeshmet.

Linku:https://www.cosmopolitan.com/

Burimi i fotos:unsplash.com