Moti ka filuar me vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare. Reshje dëbore shfaqen në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë edhe zonat e ulëta rrezikojnë të përfshihen nga reshjet e dëborës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë me të paktën 5 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com