Ish lojtari i Kombëtares Andi Lila ka reaguar me një gjest emocionues ndaj luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Ai ka vendosur të ftojë në shtëpi miqtë e tij futbollist nga Ukraina.
‘Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota, është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm.
Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukraina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk.
I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre! Kaq mund të bëj në këtë moment.
Vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë një luftë, një sfidë.’
Linku: https://www.instagram.com/p/CaW4n6WspAy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/andilila/