Lifestyle

Këto shenja të zodiakut nuk e ‘njohin’ fjalën gjumë

Dashi

Është e pamundur të dihet se cili është burimi i energjisë së Dashit sepse ata kanë probleme me pagjumësinë. Ata janë shumë aktiv dhe orët e vona i gjejnë zgjuar.

Shigjetari

Janë një nga shenjat më të rrëmujshme me oraret e gjumit. Ata kalojnë shumë pak orë në gjumë. Pasjoni i tyre për të punuar natën i bën të kenë një çrregullim të fortë me gjumin deri në orët e para të mëngjesit.

Ujori

Individët e Ujorit jo vetëm që nuk flenë shumë, por tentojnë të përpiqen të gjejnë mënyra për të fjetur edhe më pak. Është e çuditshme. Atyre u pëlqen të gjejnë zgjidhje për problemet, kështu që mund të vini bast se qëndrojnë zgjuar natën duke u përpjekur të mendojnë se si mund të marrin më shumë orë nga dita e tyre.

Binjakët

Ata mund të planifikojnë të shkojnë në shtrat herët por ky vendim nuk bëhet realitet kurrë. Janë të prirur ndaj rrjeteve sociale. Binjakët orët e gjumit i investojnë në lundrimin në internet.

Linku: https://www.yourtango.com/2018309949/horoscope-six-insomniac-zodiac-signs-who-dont-get-much-sleep

Burimi i fotos: pexele.com