Lifestyle

Detaje interesante nga studiuesit, ja pse jetojnë më gjatë njerëzit që pinë alkool

Një raport i viteve të fundit në Business Insider thotë se një studim ka zbuluar se ata që pinë rregullisht alkool jetojnë më gjatë se ata që nuk pinë alkool.

Tani, përpara se të gëzoheni dhe të festoni lajmin me një birrë ose një shishe të tërë vere, kini parasysh se kjo u referohet atyre që pinë në mënyrë të moderuar, domethënë atyre që pinë brenda kufijve të tyre.

Studiuesit, të udhëhequr nga psikologu i Universitetit të Teksasit, Charles Holahan, shikuan pjesëmarrësit e moshës 55 deri në 65 vjeç gjatë një periudhe 20-vjeçare. Ata morën parasysh faktorë të jashtëm si statusi socio-ekonomik, aktiviteti fizik, miqtë dhe mbështetja sociale.

Ata zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ishte më e lartë për ata që nuk kishin pirë kurrë një gllënkë dhe më e ulëta për ata që pinin një deri në tre pije në ditë.

Sipas studimit, ka edhe përfitime të shëndetit social dhe mendor, sepse “alkooli mund të jetë një lubrifikant i madh që ndihmon meabolizmin kur është në masë të moderuar.

Linku: https://www.yourtango.com/health-wellness/people-who-drink-live-longer

Burimi i fotos:pexele.com