Lifestyle

Gjërat që duhet të bëni kur ju dhemb shpirti

Jo vetëm që trupat tanë meritojnë pak kujdes herë pas here, por edhe psikika jonë meriton mbështetje veçanërisht kur jemi keq.

Këto strategji të shëndetit mendor sipas shkencës duhet të ndiqen kur jeni rëndë.

Qëndroni jashtë për 24 orë.

Mos u merrni me asgjë këtu përfshihen dhe rrjetet sociale dhe gjithçka që iu streson.

Nuk ka terapi më të mirë se të kalosh kohë me veten në një ambjent që iu fal pozitivitet.

Ndaloni punën.

Jepni mundësi vetes për disa ditë pushimi duke u shkëputur nga rutina e ngarkuar.

Krijo një mjedis të pastër.

Përveç pushimit të detyruar, për disa njerëz pastrimi i banesës është një mudësi më shumë për relaks. Pamjet e rregullta sipas psikologëve ndikojnë në qetësinë e brendshme.

Meditimi në këmbë.

Meditimi përmendet në çdo udhëzues relaksimi. Do të habiteni se sa shumë mund të bëjë ai. Nëse në fillim ndiheni ende të shqetësuar, provoni meditimin në këmbë. Ju mund të dëgjoni meditimin dhe me vetëdije të lejoni që mjedisi juaj të ndikojë tek ju.

Bëni gjëra që iu falin kënaqësi.

Kjo është shumë individuale, persona të ndryshëm mund të gjejnë energji të mirë në pasione të çuditshme. Është e rëndësishme të fokusoheni në veprime që i falin një buzëqeshje në shpirt.

Zëvendësoni skenarët e rasteve më të këqija me skenarët më të mirë.

Herën tjetër kur e gjeni veten duke u shqetësuar për diçka dhe duke imagjinuar rezultatin më të keq të mundshëm, mundohuni të gjeni një qasje pozitive të situatave më të errta.

Dëgjoni muzikë.

Muzika gjithmonë fal një ndjesi qetësie dhe sipas studimeve të ndryshme është parë si një nga hapat më argëtues kur një person është i stresuar.

Banjë sauna.

Banja, sauna dhe djersitja jo vetëm që janë të mira për trupin, por shpesh na siguron që të ndihemi më mirë. Kjo ndihmon mbi të gjitha nëse humbisni në vorbullat tuaja dhe dëshironi të rilidheni me realitetin përmes trupit tuaj.

Linku: https://www.socialpost.news/psychology-8-things-to-do-when-your-soul-hurts/

Burimi i fotos: pexele.com