Lifestyle

Dështimi është pjesë e rrugës drejt suksesit për këto arsye

“Nëse nuk ke dështuar kurrë, nuk ke jetuar kurrë” është kjo shprehja. Dështimi është ndoshta një nga aspektet në jetë që shumica e njerëzve kanë frikë. Por e vërteta është: të gjithë kanë dështuar dhe të gjithë do të dështojnë përsëri.

Arsye pse duhet të përqafoni dështimin dhe ta shihni atë si një pjesë të vlefshme të rrugëtimit tuaj.

Dështimi është mësuesi më i madh i jetës.

Dështimi do të ndodhë, pavarësisht se sa shumë përpiqeni ta shmangni atë, kështu që mund të keni edhe një qëndrim “pa frikë” ndaj tij. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të prisni të dështoni, por kur të ndodhë pranojeni.

Dështimi do t’ju bëjë të arrini potencialin tuaj.

Për të arritur potencialin tuaj përfundimtar, më të mirën tuaj personale dhe për të bërë të mundur “të pamundurën”, duhet të shtyni veten, të shkoni në kufijtë absolut dhe patjetër të mos keni frikë nga dështimi.

Dështimi sjell karakter dhe ju përul.

Dështimi ju përul dhe do t’ju bëjë të vlerësoni më mirë situatën. Kur egoja juaj është në krye, ju nuk do të mësoni nga gabimet që keni bërë, nuk do të jeni të hapur ndaj pikëpamjeve të të tjerëve apo t’i shihni qartë situatat.

Dështimi përcakton llojin e personit që jeni.

Ne të gjithë ndiejmë një rënie emocionale pasi kemi dështuar, kjo është e natyrshme, njerëzore dhe e pashmangshme. Por mënyra se si reagojmë ndaj dështimeve tona është ajo që përcakton rrugën tonë drejt suksesit.

Linku: https://www.careergirldaily.com/5-reason-why-you-need-failure-in-order-to-succeed/

Burimi i fotos: pexele.com