Lifestyle

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe, ja çfarë zbulojnë studiuesit

Të gjithë kemi dilema mbi orarin që konsumojmë kafe. Shumë njerëz konsumojnë një filxhan me këtë pije me kafeinë menjëherë pasi ngrihen, ndërsa të tjerë besojnë se është më e dobishme ta pish pas disa orësh.

Ky artikull shpjegon se kur është koha më e mirë për të pirë kafe për të maksimizuar përfitimet e saj dhe për të minimizuar efektet e saj anësore.

Sipas studiuesve koha më e mirë për të pirë kafe pa dëmtuar shndetin është nga ora 9:30 – 11:30 të mëngjesit. Sipas studiuesve në këtë orar niveli i kortizolit është i ulët dhe nuk ndikon keq.

Një arsye tjetër pse është sugjeruar se duhet të vononi kafen e mëngjesit është se kafeina mund të rrisë nivelet e kortizolit më shumë në pjesën tjetër të ditës.

Nivelet e ngritura të kortizolit për periudha të gjata mund të dëmtojnë sistemin tuaj imunitar.

Linku: https://www.healthline.com/nutrition/best-time-to-drink-coffee

Burimi i fotos: pexele.com