Lifestyle

Reshjet pushtojnë vendin, ja sa ditë pritet të zgjasë moti me shi

Dita e sotme ka filluar me surpriza të papritur. Pjesa më e madhe e territorit është pushtuar nga reshjet.

Luhatjet e motit pritet të ndodhin edhe gjatë ditëve në vijim duke sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e nesërme po ashtu pritet të ketë reshje në një pjesë të territorit.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të dominojnë temperatura të larta pa reshje.

Temperaturat pritet të luhaten në mes 25-28 gradë Celsius në zonën qendrore të vendit duke zbritur deri në 20-24 në zonat veriore dhe veri-lindore.

Linku: metoalb

Burimi i fotos:pexele.com