Lifestyle

Zbuloni disa nga përfitimet e notit për shëndetin tuaj

Ju mund të keni dëgjuar se ekspertët rekomandojnë që të rriturit të merren me nga 75  deri në 150 minuta aktivitet në javë për të mbajtur trupin në formë. Noti është një aktivitet i shkëlqyer për të ndihmuar trupin dhe sistemin tuaj kardiovaskular. Në studimet e bëra është rezultuar se një orë not djeg pothuajse aq kalori sa vrapimi, pa asnjë ndikim në kockat dhe kyçet tuaja.

Përfitimet që vijnë nga noti janë të shumta. Disa prej tyre do t’i listojmë më poshtë.

1. Vë në punë të gjithë muskujt në trupin tuaj.

2. I tonifikon duke ndërtuar forcë dhe qëndrueshmëri.

3. Ndihmon njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e Artrit dhe sëmundjet e tjera të kockave.

4. Ndihmon në mirëfunksionimin e organeve e brendshme.

5. Ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

6. Mund të zvogëlojë rrezikun nga vdekja.

7. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në të.

8. Ushtrimet e frymëmarrjes mund t’ju ndihmojnë të zgjeroni kapacitetin e mushkërive dhe të fitoni kontroll mbi frymëmarrjen tuaj (shumë me rëndësi për njerëzit që kanë probleme me asmën).

9. Përmirëson problemet e tilla si lodhja, stresi , ankthi dhe depresioni.

10. Përmirëson humorin.

11. Rekomandohet për gratë shtatzanë që janë në tremujorshin e tyre të parë. Është vertetuar se noti arrin të mbrojë foshnjat nga një lloj problemi neurologjik i quajtur hypoxiaischemia.

 

Link: https://www.healthline.com/health/benefits-of-swimming#get-started

Burimi i fotos: pexels.com