Lifestyle

Side view mushroom frying with stove and fire and human hand in pan on black background

10 produktet natyrale që do t’iu ndihmojnë për të qetësuar dhe shëruar djegiet e vogla

Më poshtë do t’iu listojmë 10 produkte që mund t’i gjejmë fare lehtë në shtëpinë tonë, nëse keni djegie të lehta të lëkurës. Ndiqni këto udhëzime që dhimbja të shërohet dhe lëkura të rifitojë formën e saj. Megjithatë, nëse dhimbja vazhdon të bëhet e padurueshme, kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore.

  1. Aloe Vera

Xheli i Aloe Verës është i njohur për vetitë e tij analgjezik, qetësues, riparues dhe ftohës të indeve që e bëjnë atë një ilaç shumë efektiv për djegiet.

Përdorimi: Shplani zonën e prekur me ujë të ftohtë. Lyejeni me xhel Aloe Vera dhe lëreni të veprojë derisa të thahet. Bëjeni këtë veprim në mënyrë të përsëritur në çdo dy orë që djegia të shërohet shpejt.

  1. Mjaltë

Mjalti gjithashtu ndihmon në qetësimin e djegieve dhe është një dezinfektues natyral i plagëve. Eliminon lëngjet e grumbulluara rreth indeve dhe pastron zonën e prekur.

Përdorimi: Fërkojeni zonën e djegur butësisht me pak mjaltë. Lëreni të veprojë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Gjithashtu mund të përdorni edhe një fashë të lyer me mjalt. Ndryshoni fashën e përdorur tri herë në ditë dhe vazhdoni ta bëni këtë veprim çdo ditë derisa djegia të shërohet.

  1. Uthull molle

Uthulla e mollës është e njohur për vetitë astringente dhe antiseptike që e bëjnë atë një ilaç shumë efektiv për djegiet.

Përdorimi: Merrni vëllime të barabarta uji dhe uthull molle dhe përzieni së bashku derisa uthulla të tretet. Lagni një leckë me përzierjen dhe apikojeni rreth të djegurës suaj.

  1. Patate

Patatja është gjithashtu një ilaç i dobishëm për trajtimin e plagëve të djegies në shtëpi.

Përdorimi: Priteni një patate në disa pjesë të vogla dhe fërkoni butësisht pa presion në zonën e djegur për rreth 20-30 min për çdo orë.

  1. Qeset e çajit me çaj të zi

Çaji i zi përmban acid tanik që ndihmon në nxjerrjen e  nxehtësisë nga zona e djegur dhe vepron si një analgjezik natyral.

Përdorimi: Merrni 3 deri në 4 qese çaji të përdorura dhe të freskëta, vendosini ato në zonën e djegur të lëkurës tuaj duke fërkuar butësisht.

  1. Qepë

Qepa përmban kuercetinë dhe squfur që ndihmojnë në shërimin e dhimbjeve, të djegieve dhe kujdesin për plagët.

Përdorimi: Prisni një qepë të freskët në copa të vogla. Shtypni këto copa për të nxjerrë lëngun. Lyejeni zonën e djegur me lëngun e qepës me një fërkim të butë.

Bëjeni këtë veprim sa më shumë që të mundeni dhe këshillohet të përdorni qepë të sapo prerë sa herë që trajtoni djegien.

  1. Vezë

Albumina ose e bardha e vezës janë një ilaç shumë efektiv për djegiet.

Përdorimi: Thyejeni vezët dhe më pas ndani të verdhat nga lëngu i bardhë. Lyejeni zonën e prekur të lëkurës me të bardhën e vezëve për disa orë.

  1. Qumësht

Enzimat dhe yndyrnat që përmban qumështi ndihmojnë për të qetësuar më shpejt djegiet dhe për të shëruar plagën në mënyrë mjaft efektive. Qumështi është veçanërisht efektiv në trajtimin e djegieve nga dielli.

Përdorimi: Mbushni një tas të madh me qumësht dhe më pas zhytni zonën e prekur në të për 15-20 minuta. Për zonat ku është e vështirë kjo mënyrë apikojeni qumshtin përmes një leckë të pastër dhe mbështillni atë rreth zonës së djegur. Hiqeni leckën pas disa minutash.

  1. Kos

Kosi është shëruesi natyror më efektiv. Është një antidot efektiv dhe qetëson dhimbjet me efektin e tij.

Përdorimi: Lyejeni zonën e prekur me kos të freskët.Lëreni të veprojë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni butësisht.

  1. Kastravec

Lëngu i kastravecit është një nga agjentët ftohës më të mirë  natyrorë duke e bërë atë një ilaç të mrekullueshëm për trajtimin e lëkurës së djegies.

Përdorimi: Prisni një kastravec të freskët dhe vendoseni në blender për të nxjerrë lëngun e tij. Me lëngun e tij lyejeni zonën e prekur të lëkurës tuaj. Bëjeni këtë çdo ditë dhe në mënyrë të përsëritur për shërim më të shpejtë.

Linku: https://howtocure.com/natural-remedies-heal-burns/

Burimi i fotos: freepik.com