Lifestyle

Pesë arsyet pse meshkujt nuk preferojnë të përdorin prezervativë

Njerëzit edhe pse janë të vetëdijshëm për rreziqet e seksit të pasigurt, përsëri vendosin që të kryejnë marrëdhënie seksuale pa prezervativë.

Më poshtë do t’iu listojmë pesë arsye pse njerëzit nuk preferojnë të përdorin ato gjatë seksit.

1. Prezervativët nuk përfaqësojnë besim dhe përkushtim

Shpeshherë njerëzit ngatërrojnë intimitetin dhe besimin me sigurinë. Intimiteti dhe besimi janë thelbësore në çdo marrëdhënie, por sigurisht që nuk duhet lënë pas dhe siguria. Përdorimi i prezervativit duhet të jetë normë dhe nuk duhet të përfaqësojë mungesë besimi ose përkushtimi në një marrëdhënie. Në vend të kësaj, përdorimi i prezervativit duhet të shihet si një pjesë thelbësore e jetës seksuale të një çifti, duke mbrojtur të dyja palët nga rreziqet për shëndetin e tyre.

2. Presioni

Presioni vjen nga shumë burime, partneri juaj mund të jetë i sigurt se nuk ka ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme,por pavarësisht kësaj në një marrëdhënie është shumë e rëndësishme komunikimi. Nëse nuk ndiheni rehatë, është mirë të thoni “Jo”, siguria juaj duhet të jetë gjithmonë e para.

3. Përgjegjësia e prezervativit

Përgjegjësia për të pasur një prezervativ në dispozicion është mbi ju. Ndërsa shpesh shihet si një “punë mashkullore” edhe gratë nuk kanë më pak përgjegjësi. Përdorimi i prezervativit nuk barazohet me shthurje apo diçka e turpshme është thjesht mënyra më e mirë për të qënë të përgatitur për çdo situatë.

4. Kënaqësi e reduktuar

Është e natyrshme të dëshironi të shijoni maksimalisht kënaqësinë gjatë seksit, ndaj shumë e përdorin këtë si një justifikim për të mos mbajtur prezervativë. Megjithatë, studime të shumta kërkimore e hedhin poshtë pretendimin se seksi me prezervativë nuk është i kënaqshëm.

5. Keqkuptime për sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Ndërsa shumë njerëz janë të vetëdijshëm për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Është e rëndësishme të mbani mend se sëmundjet e tilla mund të jenë dhe asimptomatike. Në vend që të rrezikoni statusin e shëndetit seksual të një partneri të ri, pse të mos përdorni një prezervativ për të zbutur 98% të rrezikut?

Linku: https://www.staysafe-condoms.com/condoms/5-reasons-why-people-dont-use-condoms

Burimi i fotos: pexels.com