Lifestyle

Moti përvëlues pushton vendin, temperaturat kapin vlerën e frikshme

Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin temperatura shumë të larta.

Sipas MeteoAlb, valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin temperatura shumë të larta.

Kushtet e motit do të jenë nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të pakta. Por pasditja sjell zhvillim të vranësirave në Juglindje të Shqipërisë duke gjeneruar shira të izoluar.

Temperaturat do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur
vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexels.com