Lifestyle

Horoskopi ditor, 22 gusht 2022

Dashi

Afërdita është më në fund në anën tuaj, kjo nuk është koha për të rimenduar për të kaluarën, gabimet dhe problemet. Do të ishte humbje kohe. Duhet të ecni përpara, të kënaqeni me pasionet dhe sfidat e reja. Në punë për shumëkush nuk do të jetë e lehtë të rikthehen në lojë.

Demi

Venusi është ende në kundërshti me shenjën tuaj dhe në dashuri ndoshta ka disa dyshime dhe pasiguri. Ka nga ata që presin, për një person a ngjarje të veçantë. Në punë përpiquni të negocioni dhe të këmbëngulni nëse shihni se diçka nuk po shkon ashtu siç do të dëshironit.

Binjakët

Duhet ta lini veten të dashuroheni, por nuk mund t’i merrni të gjitha ndjenjat si të mirëqena. Ju ndjeni nevojën për të folur, për të diskutuar, për të qeshur, veçanërisht tani që Merkuri është me ju dhe keni njohur ndjenjat e mira nga afër.

Gaforrja

Nuk mund të jesh gjithmonë vetëm, përkundrazi. Kërkoni dashuri dhe konfirmime tani që Hëna është me ju dhe ju ndihmon, veçanërisht të martën. Në sferën profesionale, ka të ngjarë që diçka të ketë ndryshuar.

Luani

Afërdita po vazhdon një tranzit të bukur në shenjën tuaj dhe që kjo ju bën më të ndjeshëm. Ju e dini shumë mirë se si të magjepsni dikë, të lini gjurmë në zemrën e një personi dhe tani është koha t’a lini veten të përfshiheni në emocione të bukura.

Virgjëresha

Afërdita së shpejti do të jetë në anën tuaj, kështu që edhe një miqësi mund të kthehet në diçka të bukur dhe të rëndësishme. Gjithçka varet nga ju, por nuk mund të keni gjithmonë frikë se mos bëni gabime: përpiquni të përfshiheni, veçanërisht në fundjavë.

Peshorja

Në dashuri, më në fund do të gjeni sërish pak qetësi. Jeni shumë të ndjeshëm, ndaj para se të lidheni përpiquni të kuptoni mirë me kë keni të bëni për të shmangur zhgënjimin. Në punë ka nga ata që nuk janë shumë të kënaqur, por tashmë me Jupiterin në opozitë do të jetë e nevojshme të përfitoni sa më mirë nga një situatë e keqe.

Akrepi

Shtatori do të kthejë pasionin, ndaj tani përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos mbylleni me veten: nuk mund të izoloheni, jo të gjithë janë në gjendje t’ju kuptojnë. Në punë mundësitë e reja nuk do të mungojnë.

Shigjetari

Në dashuri, kushtojini vëmendje diskutimeve, veçanërisht nëse nuk ndiheni reciprok. Mjaft me polemika, nëse keni të bëni me një person të paqartë do të bënit mirë të mbyllni çdo derë. Sqarimet vijnë në shtator.

Bricjapi

Në dashuri, gjendeni në një fazë rikuperimi, nëse duhet të bëni një zgjedhje tani do t’a keni më të lehtë të shpreheni se si ndiheni. Dikush i veçantë do të vijë në shtator, por tani mos e komplikoni jetën tuaj shumë. Në punë përpiquni të mos ndaleni, kënaqësi të mëdha do të vijnë së shpejti.

Ujori

Afërdita nuk është në shenjën tuaj, ndaj duhet të kujdeseni më shumë për marrëdhënien tuaj. Tensionet janë afër, por në shtator gjithçka do të jetë si më parë. Dhe pasioni do të kthehet gjithashtu. Në punë përpiquni të mos nxitoheni.

Peshqi

Nëse keni të bëni me një person që nuk i mban premtimet, mos u shqetësoni sepse në shtator do të keni mundësi t’i ndërprisni lidhjet. Mundohuni ta bëni veten të dashur dhe të respektuar, nuk mund të jepni shumë dhe të merrni pak.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-lunedi-22-agosto-2022/

Burimi i fotos: pexels.com