Lifestyle

Horoskopi ditor, 6 tetor 2022

Dashi

E dinit shumë mirë që në fillim të vitit se do të vinte një moment kur do t’ju duhet të përballeni me gjithçka që nuk ka shkuar mirë në të kaluarën. Jeni bërë shumë më kritikë ndaj të tjerëve dhe në momente të caktuara keni ndjenjën e veçantë të të qenit shumë të rreptë edhe ndaj vetes.

Demi

Dje pamë pak lodhje, por kjo ditë lejon një rikuperim të mirë dhe e premtja akoma më shumë. E vetmja fazë e kësaj të enjte që nuk ju pëlqen është ajo e mëngjesit. Keni kaluar padyshim disa probleme, nadj duhen sqaruar, sidomos nëse ka një ish apo një person që nuk e kuptoni, një shok që mesa duket ju ka kthyer shpinën.

Binjakët

Kjo javë për ju do të jetë tepër e rëndësishme, ngaqë keni shumë gjëra për të organizuar dhe planifikuar, ndaj mund të jeni pak të emocionuar. Megjithatë nuk mund të mos e vërejmë Hënën disonante, e cila herë pas here ju sjell vonesa, ndoshta ankth.

Gaforrja

Sot është një ditë që do t’ju lejojë të sqaroni disa keqkuptime. Gjithashtu edhe nga pikëpamja fizike ju shohim më të fortë por ende jo të lumtur në punë. Bëni kujdes sepse mund të jeni të pakënaqur për disa rezultate që nuk kanë ardhur ende.

Luani

Pas stuhisë së vogël që shumë prej jush ka përjetuar ditët e fundit dhe sidomos ditën e djeshme, ky Horoskop bëhet më i qetë. Do të ketë qortime për disa njerëz që nuk ju kanë ndihmuar në këto ditë të fundit. Keni qenë shumë drastik në një gjykim. Kjo ndodh gjithmonë kur jeni pak i zemëruar për arsye të ndryshme, fjalët rrjedhin shumë shpejt dhe nuk mund ta rregulloni timbrin e zërit.

Virgjëresha

Me këtë hënë në opozitë, ditën e enjte dhe të premte mund të jeni nën presion. Në këtë moment keni kaq shumë gjëra për të bërë dhe sigurisht sa më shumë të ketë angazhime dhe përgjegjësi për punën dhe për familjen, aq më shumë mendoni se jeni viktimë e rrethanave nën presion.

Peshorja

Yje të rëndësishëm për ju. Në dashuri më në fund do të marrin fund të gjitha problemet tuaja. Ju keni kaluar një fazë shumë të vështirë por tani po shkoni drejt një çlirimi të vërtetë. Megjithatë fakti që Venusi kalon përmes shenjës suaj, mund të sjellë disa tensionet të vogla në ndjenjat tuaja.

Akrepi

I favorshëm ky pozicion i Hënës, i cili në këtë të enjte gjithashtu arrin t’i bëjë njerëzit të harrojnë një të kaluar të trishtuar. Është shumë e vështirë për Akrepin që të heqë një barrë nëse nuk e trajtojnë rrënjësisht një problem. Ata që kanë jetuar një ndarje vitet e fundit po kënaqen pas një dashurie jashtë rregullave, me një person shumë të ndryshëm në moshë dhe mënyrë të menduari.

Shigjetari

Vullneti juaj i mirë, cilësitë tuaja nuk vihen në dyshim, por ju e dini shumë mirë që po kaloni një periudhë konfuzioni, sikur një rrugë të ishte ndërprerë dhe tani do të duhet të kërkoni një tjetër. Kini kujdes kushtojini vëmendje detajeve.

Bricjapi

Askush nuk mund ta ndalojë përparimin tuaj, aq më tepër që nga pranvera e vitit të ardhshëm Saturni dhe Jupiteri do t’ju favorizojnë. Tani ka shumë projekte në përgatitje falë një detyre të re që në fillim do të jetë paksa e vështirë për t’u menaxhuar. Ju lëvizni në bazë të përvojës, siguria rritet ndërsa bëni gjërat, por nëse merrni një rrugë që nuk keni kaluar kurrë, është normale që në fillim të ketë disa dyshime.

Ujori

Ujori është gati të dashurohet, por me një person që nuk është xheloz, që nuk e kufizon dëshirën e tij për të eksploruar botën. Çiftet që janë bashkë prej disa kohësh mund të mendojnë për zyrtarizimin e një takimi nëse kjo nuk është bërë kohët e fundit.

Peshqit

Fakti që sot Hëna është në shenjë është një element fuqie shtesë dhe mund të themi se këtë të enjte ka një energji të mirë që nuk ishte dje. Kini kujdes me disa çështje parash në pritje.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-previsioni-di-oggi-giovedi-6-ottobre-2022/

Burimi i fotos: freepik.com