Vendi ynë, sipas MetoeAlb që në orët e para të mëngjesit do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshëm, të cilat do të sjellin përgjatë gjithë ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.
Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të theksohen në zonat malore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com