Në kuadër të javës kulturore të Japonisë, Federata Shqiptare e Karatesë zhvilloi fundjavën që lam pas Kampionatin Kombëtar të 28-të të saj.
“Kupa e Ambasadorit Japonez” u zhvillua në Pallatin e Sportit, në sallën Feti Borova për kategoritë, Kadet-Junior-U21-Senior.
Ajo që ka triumfuar në këtë garë duke u shpallur Kampione Kombëtare është, Sonja Barjamaj.
E reja ka rrëmbyer medaljen e Artë në dy kategori të ndryshme: Senior dhe U-21, është.
Emri i saj nuk është i padëgjuar më parë, pasi ajo është shpallur për 12 vite radhazi kampione e vendit në aktivitete të tilla.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjvDwRqtNPg/?utm_source=ig_web_copy_link