Deri në orët e mesditës i gjithë vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të konsiderueshme, parashikon MeteoAlb.
Pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa pas mesditës pritet dobësim i ndjeshëm i këtij sistemi duke sjellë dhe ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com