Sipas MeteoAlb, pothuajse në të gjithë territorin, pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë kthjellime të pakta dhe vranësira të shumta në pothuajse gjithë territorin.
Ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe në vijim vranësirat do të rifuqizohen në Shqipëri duke sjellë reshje të konsiderueshme gjatë pasdite dhe deri vonë në orët e natës. Zonat të cilat do të kenë dhe reshje më të shumta do të jenë zonat jugore dhe veriore, ku edhe pritet të që reshjet të sjellin problematkia në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com