Lifestyle

Parashikimi i motit, 3 janar 2023

Prej disa ditësh territori i vendit tonë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.

Por  MeteoAlb parashikon që në orët e mesditës dhe pasdites të shfaqen kalime vranësirash në të gjithë territorin.

Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta vijojnë edhe orët e natës.

Temperaturat e  ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë  celsius deri në 16 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1-2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com