Është normale të kujdesemi për atë që të tjerët mendojnë për ne, por jo deri në atë pikë sa të na pengojë. Shkaqet pse i marrim gjërat personale rrjedhin nga faktorët e mëposhtëm sipas psikologëve.
Bisedat negative me veten.
Mund t’i themi vazhdimisht vetes se nuk jemi mjaftueshëm të mirë ose është gjithmonë faji ynë. Pra, përballë komenteve të shëmtuara, do t’i besojmë lehtësisht gjërat negative që thuhen për ne.
Trauma e fëmijërisë.
Mungesa e mbështetjes emocionale në fëmijëri dhe fajësimi nga prindërit mund të kontribuojë në ndjenjat tona.
Vetëvlerësim i dobët.
Njerëzit me vetëbesim të ulët ndonjëherë shqetësohen shumë për atë që mendojnë të tjerët. Ata mund t’i marrin gjërat shumë personalisht.
Çrregullimet e ankthit.
Ata që kanë ankth social kanë jashtëzakonisht frikë se mos gjykohen dhe turpërohen.
Perfeksionizmi.
Perfeksionistët e kanë të vështirë kur të tjerët flasin për të metat e tyre pasi kanë standarde jorealiste për atë që duhet të jenë.
Stresi apo lodhja.
Kur nuk jeni në humorin më të mirë, mund të jeni më të prirur për të keqinterpretuar komentet e dikujt.
Ndjeshmëri emocionale.
Nëse jeni një person shumë i ndjeshëm, mund t’i merrni gjërat më personalisht.
Linku: https://www.verywellmind.com/how-to-not-take-things-personally-6541892
Burimi i fotos: pexele.com