Sport

Granit Xhaka i bën dedikimin emocionues të bijës në mes të fushës

Futbollisti Granit Xhaka gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës shënoi golin e parë  rreth minutës së 20.

Ai këtë moment të veçantë ia ka dedikuar vajzës së tij.

Gjesti i futbollistit kur vendos dorën në hundë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ky është një gjest që e bëjnë së bashku babë e bijë.

Graniti duket se ia kishte premtuar të bijës dhe ky gol i dedikohet plotësisht asaj.

Ka qenë bashkëshortja e futbollistit, Leonita, ajo e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale, ka shfaqur momentin kur vajza e tyre bën të njëjtin gjest si i ati i saj.

Gol për Ayanan, ai premtoi. Ne të duam ty babai më i mirë shkruajti partnerja e tij Leonita krahas postimit.

Linku:https://www.instagram.com/stories/leonita.x/3059992577810189410/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/granitxhaka/