Lifestyle

Parashikimi i motit, 28 maj 2023

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat verilindore.

Ndërsa pasditja do të sjellë mbizotërim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në vendin tonë.

Por mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Linku: Meteoalb

Burimi i fotos: freepik.com