Lifestyle

Parashikimi i motit, 30 maj 2023

Sipas MeteoAlb mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri, për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore verilindore – juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com