Lifestyle

E keni tepruar me pije alkolike, ja si mund të vini në vete

Përdorni shumë vitamina B

Alkooli e konsumon vitaminën B nga sistemi juaj, dhe kjo ju bën të ndjeheni shumë keq ditën e nesërme. Merrni 50 miligram vitaminë B përpara se të filloni të pini dhe një tjetër teksa pini dhe kjo mund t’ju ndihmojë ditën tjetër të ndjeheni më mirë.

Konsumoni pije në ngjyrë të kthjellët

Likeret e errëta përmbajnë sasi më të larta të substancave helmuese të cilat quhen kongjenerë dhe kontribuojnë në dhimbje koke nga të pirët. Më mirë konsumoni vodka ose kokteje me xhin në vend të rumit ose uiskit.

Konsumoni çaj me xhinxher për të qetësuar stomakun

Xhinxheri është zgjidhja më e mirë për të qetësuar dhimbjet e stomakut, ku këto të fundit janë komponent i rëndësishëm i dhimbjeve të kokës nga të pirët. Ëmbëlsojeni çajin e xhinxherit me shumë mjaltë; përmban fruktozë dhe do ndihmojë trupin të djegë alkoolin që ju ka mbetur në trup.

Mundohuni të djersini

Mënyra më e thjeshtë për të larguar ose kuruar gjendjen të nesërmen pasi keni pirë, është të nxirrni të gjithë helmet dhe alkoolin nga sistemit. Nëse bëni një dush të ngrohtë ose futeni në vaskë, e ndihmon trupin të nxjerrë vetë helmet që ju bëjnë të ndjeheni keq, por kujdes mos t’a tejkaloni masën dhe pini një gotë me ujë të ftohtë teksa rrini në vaskë që mos të dehidratoheni. Do t’ju ndihmonin, nëse në vaskë përdorni dhe kripëra për të nxjerrë helmet.

Hani një banane

Nivelet e ulëta të kaliumit ju bëjnë të ndjeheni të dobët dhe mund të keni dhimbje muskujsh. Bananet janë të pasura me kalium dhe do t’ju zëvendësojnë mineralet dhe elektrolitet që trupi ka humbur teksa pini. Nëse stomaku nuk ju lejon të hani gjë, qoftë dhe një banane, atëherë bëni një pije miks me banane dhe me mjaltë.

Mënyrë tjetër është të konsumoni një banane përpara se të filloni të pini, që të vendosni rezerva kaliumi në trup që më përpara.

Pini lëng domate

Lëngu i domates është i pasur në vitamina, minerale dhe enzima të cilat i keni humbur pas një natë të gjatë duke pirë. Përmban gjithashtu dhe fruktozë, e cila ndihmon ne metabolizmin e alkoolit që ka mbetur ende në sistemin tuaj.

Linku:  https://www.sunnyside.co/blog/mindful-drinking-101

Foto: Freepeek.com