Lifestyle

Efektet pozitive dhe negative të filmave vizatimorë në sjelljen e fëmijëve

Filmat vizatimorë janë shumë të popullarizuar në mesin e fëmijëve sot për shkak të stilit dhe shprehjes së tyre unike. Për më tepër, ato ushtrojnë ndikim të madh në zhvillimin kognitiv dhe të sjelljes së fëmijëve, si dhe në shumë faktorë të tjerë.

Pavarësisht nga lloji i filmit vizatimor që shikohet, ai në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një përvojë intuitive shikimi për fëmijët.

Përvoja e shikimit është një përvojë dinamike artistike që përfshin reagime emocionale dhe mendime të krijuara nga fëmijët që shikojnë dhe shijojnë forma arti që shprehin kulturën në formate vizuale, si filmat vizatimorë, filmat apo edhe dramat televizive, të kombinuara me rezervat e tyre të mëparshme të njohurive.

Përvoja e shikimit të filmave vizatimorë përfshin disa dimensione të zhvillimit kognitiv individual si: identitetin, emocionin, agresivitetin, fantazinë dhe realitetin.

Studimet kanë treguar se shikimi afatgjatë i filmave vizatimorë me përmbajtje negative (sjellje të dhunshme, të pacivilizuar, etj), mund të çojë në përvoja negative shikimi për fëmijët, si gjenerimi i më shumë sjelljeve dhe emocioneve negative, rritja e iluzioneve agresive dhe të menduarit në mënyra që largohen më lehtë nga realiteti.

Ndihmon në zhvillimin e gjuhës

Filmat i ekspozojnë fëmijët tuaj në gjuhë të ndryshme, duke i ndihmuar kështu në zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore. Lejimi i tyre për të parë filma në gjuhën tuaj amtare, mund t’i ndihmojë ata të mësojnë më mirë gjuhën, përmirësojnë shqiptimin dhe mënyrën e të folurit.

Përmirëson krijimtarinë

Filmat vizatimor ndihmojnë në rritjen e imagjinatës dhe kreativitetit të fëmijëve. Fëmija do të jetë në gjendje të mendojë për ide të reja të frymëzuara nga filma të caktuar dhe të dalë me histori të reja ose vepra arti bazuar në atë që shikon

Linku: https://parenting.firstcry.com/articles/positive-and-negative-effects-of-cartoons-on-child-behaviour-and-development/

Foto: Freepek.com