Lifestyle

fruit and vegetable rainbow

Pse është e rëndësishme Vitamina A?

Vitamina A, ose retinoli, është një vitaminë esenciale, që tretet në yndyrë dhe gjendet në ushqime me prejardhje bimore dhe shtazore. Vitamina A është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin normal dhe diferencimin e indeve që përbëjnë organizmin.

Vitamina A luan një rol kyç në imunitet, në riprodhim, dhe veçanërisht tek shikimi. Vitamina A është gjithashtu e dobishme për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, disa studime pretendojnë se vitamina A ka aftësi antikancerogjene. Vitamina A vepron si një antioksidant, e cila ngadalëson procesin e plakjes së qelizave në fytyrë, gjithashtu është përshkruar për dekada nga dermatologët, veçanërisht për trajtimin e akneve. Në mesin e shumë efekteve pozitive që ka në shëndetin e njeriut, Vitamina A mundëson edhe një funksionim më të mirë të mushkërive.

Vitamina A është e pranishme në ushqime në dy forma: retinol dhe provitaminë A, ose karoten. Retinoli gjendet kryesisht në ushqime me origjinë shtazore, në veçanti në mëlçi, vaj peshku, vezë, qumësht dhe derivatet e tij (gjalpi dhe djathi).

Karotenët, përfaqësuesi kryesor i të cilit është beta-karotene, gjenden në bimë të verdha portokall, karrota, kungull, speca, pjeshkë, kajsi dhe pjepër, dhe në perime me gjethe jeshile, përfshirë spinaqin.

Përqendrimi më i lartë i vitaminës A është gjetur në pataten e ëmbël; vetëm një patate e ëmbël e pjekur përmban më shumë se 28.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës A, apo 561 % të vlerës tuaj të rekomanduar ditore. Mëlçia e viçit, spinaqi, peshku, qumështi, veza, dhe karrota janë gjithashtu burime të mira të vitaminës A. Nëse nuk konsumohet mjaftueshëm me anë të ushqimit Vitamina A duhet të merret me anë të suplementeve shtesë.

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3936685/

Foto: Freepek.com