Lifestyle

Këtu janë 5 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë në një takim të dytë

Si janë prindërit tuaj?

Ti mendon se po bën muhabet, ai të dëgjon që po planifikon një raport më serioz. Disa njerëz janë më afër familjeve të tyre se të tjerët. Kjo pyetje duhet evituar në takim të dytë pasi do t’iu nxjerrë shumë keq.

I dua shumë foshnjat.

Foshnjat janë njën temë shumë e ndjeshme dhe e veçantë sa për tu trajtuar në takimet e para.  Ju mendoni se po ndani diçka që ju pëlqen por ai nuk mendon si ju. Meshkujt apo femrat e marrin si të mirqenë se ju dëshironi të krijoni familje së shpejti.

Me sa gra ke fjetur?

Po, është thelbësore të zbuloni detaje të tilla por pasi të filloni të flini me dikë. Megjithatë, nëse ajo që po kërkoni është diçka afatgjatë,  mos i bëni pyetje që do ta bëjnë atë të mendojë se po e verifikoni.

Ku e sheh veten pas dhjetë vjetësh?

Jeni në një takim, nuk është një intervistë pune. Sigurisht, ju mendoni se sapo jeni duke u njohur me njëri-tjetrin, por e vërteta është, pyetje të tilla iu bëjnë të dukeni jo të tërhequr fizikisht por për shkak të mirave materiale që mund të ketë një person i plotësuar në karrierë.

A më pëlqen mua?

Sigurisht, kjo është në mendjen tuaj. Por kjo nuk është një gjë që duhet të pyesni. Ju mendoni se kjo po i tregon atij se sa i hapur dhe i/e sinqertë jeni për ndjenjat tuaja kur bëhet fjalë për takime. Për të, kjo mund t’ju bëjë të dukeni të dëshpëruar dhe nevojtarë.

Linku: https://www.yourtango.com/love/things-you-should-never-say-second-date

Burimi i fotos: pexele.com