Lifestyle

Young sexy couple have intimacy on bed. Man lying on woman and enjoying love together. Passionate woman in lingerie keep legs spread. Together on bed

Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Flirti nuk është gjithmonë edhe aq i padëmshëm, siç ndoshta duket. Shpesh loja me zjarrin përfundon me tradhti, ndërkaq pasojat mund të jenë shumë të pakëndshme Në vazhdim po i përshkruajmë disa fakte të cilat disa refuzojnë t’i pranojnë.

Kush një herë tradhton, do të tradhtojë sërish!

Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.

Flirti kryesisht zgjat

Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 për qind e femrave dhe 15 për qind e meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar. Pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit.

Tradhtia vazhdon…

Përveç kësaj, ata që kanë tradhtuar një herë, do të tradhtojnë sërish! 49 për qind e meshkujve tradhtarë dhe 55 për qind e femrave tradhtare kanë tradhtuar vetëm një herë. 12 për qind e meshkujve deri në dy herë, ndërsa 22 për qind e tyre më shumë se tri herë. Femrat nuk mbeten shumë prapa meshkujve: 20 për qind i kanë tradhtuar bashkëshortët dy herë, 10 për qind tri herë, ndërsa 15 për qind më shumë se tri herë.

Linku: https://www.psychologytoday.com/us/blog/healing-sexual-trauma/202010/can-you-trust-again-after-being-betrayed

Foto: Freepek.com