Lifestyle

Mos vishni asnjëherë pantallona të shkurtra në avion, këto janë arsyet

Në valixhen tuaj të pushimeve verore, vendosni sa më shumë pantallona të shkurtra, por kini kujdes, mos vishni asnjë prej tyre nëse mënyra juaj e transportit është avioni! Kjo pasi edhe pse kjo veshje e veçantë është një zgjedhje e lehtë dhe komode për udhëtim, megjithatë është më e keqja për sa i përket higjienës.

Sipas asaj që zbulon një anëtar i ekuipazhit, pasagjerët që zgjedhin këtë lloj veshjeje janë gati për të marrë mikrobet.

Duke iu drejtuar njësoj mikrobiofobëve dhe jobiofobëve, Tommy Cimato nga Arizona, SHBA, zbuloi përmes llogarisë së tij personale në Tik Tok arsyet pse duhet t’i shmangim ato sa më parë.

Sipas tij, duke veshur pantallona të shkurtra, ju po e vini trupin në kontakt me bakteret që janë të shpërndara dhe të shumta në aeroplan. Në fakt, vendet ku mikroorganizmat festojnë fjalë për fjalë janë dritaret e avionëve ku shumë pasagjerë mbështesin kokën për një gjumë freskues gjatë fluturimit.

“Mos bini në gjumë dhe mos e mbështetni kokën në dritare.  Nuk je i vetmi që e ke pasur këtë frymëzim dhe sigurisht nuk e di se sa udhëtarë kanë vendosur duart apo çfarëdo tjetër në sipërfaqen e dritares”, shpjegon ai.

Për sa i përket pantallonave të shkurtra, ai vëren: “Është njësoj si me xhamat, nuk e dini sa te pastra janë sediljet …”.

Shumë njerëz të ndryshëm ulen në sediljet e avionëve gjatë udhëtimeve, kështu që pantallonat e shkurtra e lënë lëkurën tuaj të ekspozuar ndaj bakteeve, qelizave të vdekura dhe qimeve të atyre që kanë ardhur më parë.

Rrjedhimisht, duke veshur pantallona të gjata apo një fustan, do të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me mikrobet.

Linku: https://www.ladbible.com/news/flight-attendant-shorts-plane-111269-20221228

Foto: Freepek.com