Ka njerëz që zgjohen me zilen e parë të alarmit e ka të tjerë që rrotullohen pa fund në shtrat duke injoruar edhe zilen e shtatë.
Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve. Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se me ardhjen e pranverës, moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht.
Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.
Gjumi i mirë bëhet në errësirë
Melatonina është e nevojshme për një gjumë cilësor. Prodhimi i saj nxitet nga errësira.
Bëni një banjë të ngrohtë, qetësohuni përpara gjumit dhe përpiquni mos të hani pas orës 20.00.
Mëngjesi i mirë, fillim i mbarë
Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga vezët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, avokado dhe arrat. Dreka dhe darka duhet të përbëhen nga perimet dhe proteinat.
Ju duhet të kufizoni karbohidratet dhe të konsumoni më shumë lakër dhe lulelakër. Ato përmbajnë vitaminë K dhe kalçium që ju mbrojnë nga radikalet e lira.
Mos lini mënjanë panxharin dhe spinaqin që përmbajnë antioksidantë dhe enzimën Q10. Konsumoni më shumë arrorë, çokollatë të zezë, presh, shparg, thjerëza jeshile dhe qepë.
Supa e mishit është burim i shkëlqyer kolagjeni. Frutat e pyllit, karrotat, portokallet, specat dhe barishtet duhen konsumuar me bujari. Qepët, majdanozi dhe sallata jeshile duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Mos harroni peshkun të paktën dy herë në javë. Ai e furnizon organizmin me acidet yndyrore Omega-3.
Aktiviteti Fizik, Gjysma e Punës
Shmangni stresin, është këshilla më e përsëritur por më e vyer nga të gjitha. Optimizmi është thelbësor për një jetë dhe shëndet të mirë.
Linku: https://www.dailysabah.com/health/2018/03/20/cant-wake-up-blame-it-on-changing-seasons
Foto:Freepek.com