Edhe personat që ndjekin një dietë të shëndetshme dhe përjashtojnë ëmbëlsirat dhe sheqerin shpesh konsumojnë ushqime me kalori të “fshehura”.
Kjo pasi shumë ushqime të shëndetshme gjatë përpunimit “ngarkohen” me shumë sheqer. Një nga shembujt më tipikë është buka e grurit në të cilën përdoret sheqer dhe ëmbëlsues të tjerë për të aktivizuar majanë në mënyrë që ajo të rritet.
Gjëja më e mirë për të bërë është të kontrolloni etiketat e produkteve standarde për të parë se sa sheqer kanë.
Shikoni më poshtë tre ushqime me sheqer të “fshehur”…
- Kos
Kosi është një ushqim i shëndetshëm dhe i mbushur me shumë proteina. Mirëpo, e njëjta gjë nuk vlen për jogurtet me shije që përmbajnë shumë sheqer. Më mirë t’i shtoni vetë përbërësit shtesë.
- Frutat e konservuara
Para se të blini fruta të konservuara, kontrolloni etiketën. Edhe pse gjithsesi kanë shije të ëmbël, në shumicën e rasteve kanë shtuar sheqer. Frutat e thata të paketuara janë një tjetër burim i sheqerit “të fshehur”.
- Salca
Salca e domates është një burim i pasur i likopenit. Megjithatë, salcat e gatshme të domates kanë shtuar sheqer. Pra, në vend që të hiqni dorë nga domatet, bëni salcat tuaja me domate.
Linku: https://www.webmd.com/diet/ss/hidden-sugar-slideshow
Foto: Freepek.com