Lifestyle

Shenjat dhe dashuria, çfarë thonë yjet për ‘kombinimin perfekt’

Cila është shenja jote e zodiakut?”- Mund të mos jetë pyetja e parë që bëhet në një takim romantik, por për shumë njerëz është më e rëndësishmja.

Duket se yjet tregojnë diçka për preferencat seksuale dhe kiminë në çift. Ka disa cilësi që janë tipike për secilën shenjë në raport me partnerin.

Sigurisht, nuk po themi se nëse jeni një Shigjetar, duhet të ikni menjëherë nga një Gaforre. Por, do përputheshit shumë më mirë me një Dash, Binjak, Luan ose Ujor.

Më poshtë i keni të gjitha karakteristikat e shenjave në një marrëdhënie:

Dashi

Kjo shenjë udhëhiqet nga Marsi, planeti i pasionit dhe i dëshirës, prandaj dhe të lindurit nën këtë shenjë janë të bekuar me energji dhe pasion të jashtëzakonshëm. Janë krejtësisht spontanë dhe i mbajnë gjërat nën kontroll. Një Dash kërkon te jëtë dominant në raport me partnerin dhe është tepër protektiv.

Demi

Ndryshe nga Dashi, të lindurit e shenjës së Demit janë të durueshëm dhe të sjellshëm. Të sunduar nga Venusi, perëndesha e dashurisë dhe bukurisë, ata marrin kohën e tyre në dashuri. Mos u mashtroni nga natyra e tyre e qetë, demat janë kokëfortë dhe tepër të vendosur. Sensualë dhe të drejtpërdrejtë, ata e shohin botën me 5 shqisat e tyre dhe e shprehin seksualitetin e tyre përmes kontaktit fizik intensiv. Nëse jeni adhurues i komedive romantike, atëherë jeni me fat! Kjo shenjë adhuron prekjet fizike si puthjet dhe përqafimet.

Binjakët

Udhëhiqen nga Mërkuri, dhe janë tepër kuriozë në çdo gjë. U pëlqejnë pak lojërat në dashuri dhe ndoshta shumë elementë nuk i marrin seriozisht. Binjakëve u pëlqen shumë të eksperimentojnë, fjalët luajnë një rol të rëndësishëm për t’i joshur.

Gaforrja

Intuitivë dhe të sunduar nga emocionet! Gaforret përfshihen nga një vorbull nostalgjie kohë pas kohë dhe ëndrra të ndrydhura. Për ta, të qenit i dashuruar do të thotë përkushtim serioz dhe lidhje e thellë emocionale, ndaj mos u habitni nëse nuk duan flirtime të herëpashershme. Ata pëlqejnë të ndihen të sigurt dhe të domosdoshëm në një lidhje, përndryshe do të mbyllen përgjithmonë në guaskën e tyre. Janë tepër sensualë dhe kur dashurohen japin gjithçka për partnerin.

Luani

Ashtu si Dashi, Luanët janë entuziastë dhe jashtëzakonisht pasionantë. Të sunduar nga Dielli, ata kanë dhuntinë të shkëlqejnë dhe të bëjnë të ndihet prania e tyre.  Ata janë shpirti i festës dhe jeta e tyre është si një skenë ku egoja luan rolin kryesor. Ata presin admirim në dhomën e gjumit dhe e kanë shumë të nevojshme të ndihen të dëshiruar. Do t’i quanim ndryshe “shenjë kinematografike”.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë sinonim i perfeksionit dhe përpikmërisë. Të sunduar nga Mërkuri, mendjet e tyre janë metodike dhe analitike, prandaj janë shumë të vëmendshëm ndaj detajeve. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ata e lëshojnë veten sapo të ndihen rehat. Në dashuri, ata janë tradicionalë, por pasi të kenë analizuar me kujdes partnerin. Kujdes! Tek partneri ata e kanë shumë kryesore pastërtinë dhe higjienën.

Peshorja

Sensuale dhe provokuese, Peshoret janë të papërmbajtshëm kur dashurohen. Të sunduar nga perëndesha Afërdita, Peshoret ndihen më së miri kur gjejnë ekuilibrin tek dikush. Është pak e vështirë t’i bësh të dashurohen, por nëse ia dilni ato do t’ju përkushtohen me shpirt. Për t’i impresionuar, vishuni bukur dhe mbani aromë të mirë.

Akrepi

Të sunduar nga Plutoni, planeti i transformimit, Akrepët janë “grabitqarët” e zodiakut. Ata janë të mistershëm dhe kjo gjë krijon “afeksion” te shenjat e tjera. Kanë një natyrë hipnotizuese dhe i bëjnë bashkë: mendje, trupin e shpirtin kur dashurohen.

Shigjetari

Të sunduar nga Jupiteri, ata janë më aventurierët e zodiakut. Shigjetari adhuron udhëtimet dhe është mjaft transparent me partnerin. Ata janë gjithmonë në humor për të eksperimentuar dhe duan të ndihen sikur janë në një aventurë të re çdo ditë.

Bricjapi

Të mençur dhe të vendosur, përfaqësuesit e kësaj shenje bëjnë zgjedhje romantike sikur po bëjnë një investim. Para se të shkojnë në shtrat, Bricjapët duan t’ju njohin më mirë dhe të zhvillojnë një marrëdhënie të ngushtë. Të sunduar nga Saturni, ata janë të kujdesshëm dhe të rezervuar. Ata duhet të dinë se ku qëndrojnë në një marrëdhënie ose nuk do të ecin përpara. Verë e mirë dhe bisedë interesantë janë çelësi për në zemrën e tyre.

Ujori

Është e vështirë t’i kuptosh! Janë shenjë mjaft inteligjente dhe udhëhiqen nga Urani. Janë njerëz vizionarë dhe kërkojnë liri herë pas herë në një marrëdhënie. Ata mund të jenë të prirur drejt “one night stand” në fillim para se gjërat të bëhen serioze.

Peshqit

Të sunduar nga Neptuni, të lindurit nën këtë shenjë janë shumë spiritualë dhe të ndjeshëm. Ata mund të jenë tmerrësisht misteriozë, por dhe në sinkron me mjedisin. Peshqit janë empatikë dhe shërojnë emocionalisht ata që i rrethojnë. Ëndrrat e tyre janë dhe plot ngjyra dhe kur dashurohen janë romantikë. E kanë partnerin prioritet ashtu si familjen e tyre.

Linku: https://www.urbanstudentlife.com/blog/zodiac-signs-compatibility-who-is-your-perfect-match

Foto:Freepik.com