Pas një vakti të shëndetshëm dhe të bollshëm, duket e pamundur që mendja të shkojë te aktiviteti fizik, ecja, ushtrime në palestër etj.
Nuk po flasim vetëm për rritjen e hormonit të endorfinës, uljen e nivelit të stresit, ndërkohë që ecja apo shëtitjet e gjata nxisin prodhimin e serotoninës. Ecja pas konsumit të ushqimit, ka ndikime direkte në: përmirësimin e tretjes, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rregullimin e sheqerit në gjak, një peshë normale trupore si edhe gjumë më të qetë.
-Përmirësimi i tretjes
Ecja pas ngrënies stimulon stomakun dhe zorrët, duke e bërë ushqimin të lëvizë më shpejt dhe kjo ndihmon në procesin e tretjes.
-Ulje e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
Studimet kanë treguar se të gjitha format e rregullta të stërvitjes janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës. Madje, një hulumtim i fundit thotë se kryerja e ushtrimeve të vogla dhe të shpejta, si një shëtitje 10 deri në 15 minuta pas ngrënies mund të jetë më e dobishme për të reduktuar shanset për sëmundjet e zemrës.
-Rregullim i niveleve të sheqerit në gjak
Ecja pas ngrënies, sidomos nëse ju e ktheni në një ritual të përditshëm, do të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe është një mënyrë efektive për të minimizuar shumë rreziqe që i vijnë trupit dhe organizmit nga sheqeri i tepërt.
-Ruajtja e një peshe normale
Ushtrimet e rregullta janë një nga mënyrat më efektive për të qenë të shëndetshëm, por edhe një shëtitje e shkurtër pas një vakti mund të ndihmojë në ruajtjen ose humbjen e peshës.
-Gjumë më i mirë
Mjekët shpjegojnë se ecja pas darkës ndihmon në rregullimin e ritmeve cirkadiane: rregullon natyralisht ciklin gjumë-zgjim, duke e bërë më të lehtë rënien në gjumë dhe shijimin e një pushimi më të thellë dhe çlodhës.
Sa kohë pas ngrënies duhet të ecni?
E gjitha kjo varet nga qëllimet tuaja. Nëse thjesht doni të ndihmoni tretjen e ushqimit më lehtë, një shëtitje 10-minutëshe pas çdo vakti mjafton për të qenë e dobishme. Por, nëse po kërkoni të përmirësoni qëllimet e përgjithshme ose të arrini 10 mijë hapa, atëherë bëni një shëtitje rreth 30 minuta.
Linku: https://www.hcafloridahealthcare.com/healthy-living/blog/5-benefits-of-walking-after-eating
Foto: Freepik.com