Lifestyle

Sexy couple in love kissing. Erotic love of hispanic man and sexy woman lovers kissing. Horny hot young couple embracing. Loving kiss of young people

Disa shenja që tregojnë se partneri/ja nuk ju respekton

1 Nuk ju ndihmon në punët e shtëpisë

Në brezat e kaluar, ndarja e punëve ishte e qartë: baballarët bënin pjesën më të madhe të parave dhe nënat merreshin me shtëpinë dhe kujdeseshin për fëmijët. Tani rolet kanë ndryshuar, ndaj përpara se të përfundoni në zyrën e avokatit të divorceve, filloni të bëni gjëra të vogla çdo ditë që të ndihet dëshira juaj për të ndihmuar partneren.

2 Nuk të dëgjon

Kur jeni duke folur për diçka që ju emocionon apo gjëra të rëndësishme, a ju ndërpret partneri/ja në mes të historisë dhe ju flet për diçka krejt tjetër, madje duke mos pritur që ju të përfundoni? “Sigurisht që të ndërpresësh njerëzit është mungesë respekti,” thotë Vetrano, i cili thekson se ekziston një kufi i hollë midis mosrespektimit dhe abuzimit. “Si një avokat divorci, unë e di se cilat janë këto gjëra që nisin nga mungesa e dëgjimit te mosrespektimi dhe shoh qartë se çifti me këto shenja është në rrugën drejt ndarjes”.

3 Bën shaka pa kripë

Ka disa mënyra për të parë se çfarë është qesharake dhe çfarë jo. Para se të flisni, mendoni se si do të ndiheshit nëse partneri/ja juaj do të thoshte një gjë të ngjashme. Nga ana tjetër, nëse bashkëshorti/ja thotë diçka për të qeshur që ju mërzit, flitini gjërat në mënyrë që mosrespektimi të kthehet në normalitet.

4 Dëgjon kolegët më shumë se ju

A ndiheni të dëgjuar në fund të ditës? A kujdeset burri apo gruaja për angazhimet tuaja, si e keni kaluar ditën etj? Këto janë pyetje kyçe për t’i bërë vetes, thotë Vetrano. Zgjidhja për këtë situatë sipas avokatit të divorceve është që mos u jepni kolegëve më shumë respekt sesa partnerit/es së jetës.

5 Nuk ju lejojn të merrni vendime financiare

Nuk ka një marrëveshje të përsosur për të gjithë, por nëse një person kontrollon të gjitha financat, pa asnjë kontribut nga partneri tjetër, kjo mund të çojë në pakënaqësi dhe madje abuzim. “Nuk mund të jetë një rrethanë kur njëra palë i vendos të gjitha paratë në llogari dhe pala tjetër nuk ka akses në të. Kjo nuk është barazi, por abuzim që mund të çojë deri në ndarje,” thekson avokati.

Linku: https://www.slice.ca/signs-your-partner-doesnt-respect-you-and-what-to-do-about-it/

Foto: Freepik.com