Lifestyle

Sipas ekspertëve këto sjellje të prindërve i acarojnë më shumë adoleshentët

Adoleshenca është një nga moshat më delikate tek fëmijët.

Prindërit shpesh gabojnë me ta në këtë fazë.

Sipas ekspertëve të psikologjisë, disa sjellje të prindërve i acarojnë më shumë adoleshentët.

Mungesa e respektit për privatësinë e tyre.
Nëse ka një gjë që adoleshentët kërkojnë, kjo është padyshim privatësia e tyre pasi ata kanë nevojë për hapësirën dhe kohën e tyre. Për këtë arsye, është e rëndësishme t’u jepni atyre hapësirën që u nevojitet dhe të jenë të matur. Kujdes mos i gërmoni vazhdimisht gjërat e tyre ose mos shikoni mesazhet e tyre në celular.

Kritikoni miqtë e tyre.
Edhe nëse nuk jeni dakord me shoqërimin e adoleshentit tuaj, duhet të keni një dialog të sinqertë, jo kritika apo sulme. Shumë herë kritikat ndodhin sepse miqësitë e fëmijës sonë nuk i përmbushin pritshmëritë tona. Megjithatë, ju duhet të kuptoni dhe respektoni zgjedhjet e tij.

Ju nuk e shpërbleni përpjekjen që bëjnë.
Të gjithë duan një bisedë të mirë dhe një shpërblim. Adoleshentët nuk bëjnë përjashtim. Edhe nëse ata bëjnë diçka që është detyrim i tyre, është e rëndësishme t’i lavdëroni, të njihni përpjekjet e tyre.

Linku: https://www.yourtango.com/family

Burimi i fotos:pexele.com