Krishtlindja është një ndër festat më të festuara në botë. Kjo ditë e shënuar e cila simbolizon paqe, mirësi dhe dashuri celebrohet nga rreth 2 miliardë njerëz përreth botës, duke u konsideruar prej tyre si festa më të rëndësishme të vitit.
Meqënse jemi në virgjilje të Krishtlindjes, ne po ju tregojmë disa kuriozitete rreth kësaj feste të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.
- Alabama ishte shteti i parë amerikan që legalizoi festimin e Krishtlindjes. Shteti i fundit që e bëri Krishtlindjen një festë ligjore ishte Oklahoma në vitin 1907. Po ashtu, në SHBA Krishtlindja është festa më e festuar e vitit. 9 nga 10 persona e festojnë atë pavarësisht nëse janë apo jo besimtarë.
- Vakti i festës së Krishtlindjes nuk shërbehet në Hungari derisa një yll i ndezur të shihet në qiell.
- Shembulli i parë i dokumentuar i kallamave të karameleve për të festuar Krishtlindjet në Amerikë ndodhi në vitin 1847. August Imgard, një emigrant gjermano-suedez nga Wooster i Ohios i përdori ato për të dekoruar pemën e Krishtlindjes.
- Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve, të cilat do të mund të zëvendësonin pemët origjinale për herë të parë në vitin 1991.
- Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.
- Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.
- Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar atë që quhej Pema e Parajsës.
- Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.
- Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.
- Parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale në 1647. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell.
Linku: https://www.goodhousekeeping.com/holidays/christmas-ideas/g2972/surprising-christmas-facts/
Foto: Freepik.com