Tumoret ushqehen nga emocionet negative, të cilat i shfrytëzon për t’u mbrojtur nga sistemi imunitar që tenton t’i ndalë. Pra, stresi, ankthi e depresioni mund të kompromentojnë rendë shëndetin tonë, dhe mjekimet tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda, humbasin efikasitetin.
Konkluzioni është arritur në mënyrë shkencore nga një studim i gjatë dhe i hollësishëm i Institutit për sëmundjet tumorale të Amsterdamit, dhe është publikuar në revistën Nature Medicine.
Rezulton se stresi favorizon rritjen dhe forcimin e tumorit përmes prodhimit të disa hormoneve që çliron në gjak, që më pas shërbejnë si ushqim për qelizat kancerogjene, duke krijuar një mikroklimë të përshtatshme për zgjerimin e metastazave, e njëkohësisht duke dobësuar dhe kompromentuar shumë qelizat e sistemit imunitar, duke i nxjerrë jashtë loje.
Për këtë ekspertët këmbëngulin tek rëndësia e trajtimit psikologjik të pacienteve që para nisjes së terapive, pasi mund të ketë efekt të trefishtë pozitiv. Nga njëra anë përmirëson cilësinë e jetës, në radhë të dytë redukton ndjeshëm ushqimin për tumorin, dhe ndihmon dhe tutelon sistemin imunitar të luftojë në mënyre efikase qelizat kancerogjene.
Ky studim është mjaft i rëndësishëm, pasi vë theksin në rëndësinë e gjendjes së mirë psikologjike dhe emocionale, shëndetit mendor, dhe sesa vendimtar është ai për shëndetin e gjithë organizmit dhe mirëfunksionimit të tij.
Foto: Freepik.com