Lifestyle

Parashikimi i motit, 20 Dhjetor 2023

Sipas MeteoAlb, do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites; do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë në skajin verior. Parashikohet që nën ndikimin e masave   ajrore të qëndrueshme të mbetet moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C më e ulëta në zonat malore deri në 17°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-20-dhjetor-2023/

Foto: Freepik.com