Lifestyle

Parashikimi i motit, 8 janar 2024

Depërtimi i masave të ftohta polare nga veriu i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.

Për pasojë orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në të gjithë zonën malore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin largim të reshjeve të shiut dhe dëborës nga i gjithë vendi, por ngricat në akset rrugore do të jenë problematike në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Veriore dhe  Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com