Lifestyle

Parashikimi i motit, 9 janar 2024

Moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Jugor duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe flokë dëbore.

Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin ndërprerje të reshjeve por i ftohti do të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com