Lifestyle

Parashikimi i motit, 27 janar 2024

Shqipëria do të nën mbizotërimin e masave ajrore disi më të ngrohta me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar mot, kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior duke rrezikuar flokë dëbore në Alpet e Veriut.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com