Lifestyle

Parashikimi i motit, 28 Janar 2024

Sipas MeteoAlb, pritet sërish rënie e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët, por relativisht të ftohtë; por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ndërsa; orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero. Rikthehen problematikat e ngricave në akset rrugore; përgjatë zonave malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-28-janar-2024/

Foto:Freepik.com