Lifestyle

Gabimet që bëjmë në një përshtypje të parë

Gënjeshtrat

Të takuarit një person të ri që nuk e njeh jetën tuaj të mëparshme, mund t’ju bëjë të mendoni që të thoni edhe ndonjë gënjeshtër pasi ai nuk ka informacion për ju. Por ne ju sugjerojmë të mos e bëni këtë gabim sepse jetës nuk i dihet asnjëherë dhe një person që sapo e ke njohur mund të bëhet shumë i ngushtë nesër, dhe gënjeshtra do të zbulohet herët a vonë.
Sforcimi i tepërt

Kur takon dikë për herë të parë gjithmonë përpiqemi që të dukemi sa më mirë para syve të tyre. Kjo nuk është diçka e gabuar, por ju duhet të përpiqeni të jini sa më shumë vetvetja pasi, këtë person mund ta takoni më shpesh dhe nuk duhet të jeni gjithmonë në tension.

Të qënurit shumë i hapur.

Dëshira për të treguar sa më shumë për veten tuaj, që personi që keni përballë të ndihet mirë me ju, mund të mos jetë gjëja më e zgjuar që bëni. Tregohuni të rezervuar pasi nuk mund të ezauroni çdo bisedë në takimin e parë.

Pauzat në bisedë.
Pauzat në bisedë janë normale, sado kur e takoni një njeri për herë të parë mund të duken të sikletshme. Pushoni ndonjëherë, dhe mendohuni mirë se për çfarë do të flisni më pas.

Mos i jep mend personit që sapo e ke njohur.
Nëse ke takuar ditë për herë të parë dhe ai/ajo po tregon për jetën e tij, mos u përpiq t’i japësh mend. Dëgjoje me vëmendje, por mos e ofendo për gjërat që ti mendon se ai/ajo duhet t’i kishte bërë ndryshe.

Linku:https://www.yourtango.com/experts

Burimi i fotos:pexele.com