Lifestyle

Simptomat qe iu sinjalizojne se po vuani nga ankthi

Shqetësim i tepruar.

Shqetësimi i tepërt është shenjë e ankthit. Njerëzit që vuajnë nga ankthi shqetësohen së tepërmi për gjërat e përditshmërisë, edhe për ato më të voglat dhe të parëndësishmet, madje mund të shqetësohen edhe për faktin pse janë të shqetësuar.

Problemet me pagjumësinë.
Mund të ndodhë që të kesh probleme me pagjumësinë herë pas here, por nëse kjo kthehet në diçka të vazhdueshme mund të jetë një tregues i ankthit.
Nëse nuk ju zë gjumi gjatë natës, pasi jeni të shqetësuar për diçka që ka lidhje me paratë, me ndonjë problem tjetër apo me asgjë në veçanti, mund të vuani nga ankthi.

Tensioni i muskujve.
Tensioni i shpeshtë ose i vazhdueshëm i muskujve lidhet me ankthin. Ushtrimi i vazhdueshëm mund ta mbajë tensionin e muskujve nën kontroll, por kjo nuk është një shenjë që duhet ta anashkaloni.

Probleme me barkun.
Problemet me barkun lidhen ngushtë me problemet psikologjike si stresi dhe ankthi. Një tregues tjetër janë problemet e vazhdueshme me ngërçet, kapsllëkun, diarenë.

Frika për të dalë para shumë njerëzve.
Të gjithë kanë emocione para se të dalin para shumë njerëzve, por nëse kjo kthehet në frikë dhe në emocione të pakontrollueshme, atëherë kemi të bëjmë me ankth.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi janë të shqetësuar shumë ditë para një situate apo eventi ku ka shumë njerëz dhe nëse ia dalin, më pas shqetësohen se çfarë kanë menduar të tjerët për të.

Krizat e panikut.
Kur ju kap një ndjenjë e papritur frike që mund të zgjasë për disa minuta dhe që shoqërohet me rrahje të shpejta të zemrës, me probleme me frymëmarrjen, dridhje duarsh, pafuqi, përzierje, djersitje, dhimbje.

Fiksimi me perfeksionin.
Zakonisht njerëzit që vuajnë nga ankthi janë të fiksuar pas perfeksionit. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në jetën e përditshme, pasi lidhet me paaftësinë për të përfunduar një detyrë pasi kërkohet vazhdimisht që të jetë perfekte apo të mos dalësh nga shtëpia për tre orë, derisa grimi të duket perfekt.

Sjellje obsessive.
Në këtë rast mendimet tuaja obsesive shoqërohen edhe me veprime po aq obsesive dhe mund të jenë psikologjike, si të menduarit shumë shpesh shprehje të tipit “gjithçka do të jetë mirë” ose fizike, si larja e vazhdueshme e duarve.

Dyshimet te vetja.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë vazhdimisht dyshime te vetja dhe bëjnë shpesh pyetje të çuditshme.

Problemet me zhurmat.
Reagimi i tepruar ndaj çdo zhurme, sado të vogël mund të lidhet me ankthin.

Linku:https://www.yourtango.com/experts

Burimi i fotos:pexele.com