Lifestyle

Shot of a young businessman experiencing stress during a late night at work

Disa strategji që iu ndihmojnë në evitimin e stresit

Largo veset e këqija.

Nëse vesi i juaj i keq është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keq (apo kombimin i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe i largon ato shprehi aq më shpejtë trupi juaj do të tregoj shenja çlirimi dhe kështu bie edhe niveli i stresit.
Qëndro i fokusuar.

Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitesh listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së koncentrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushojë, duke liruar stresin.
Bëj diçka .

Atë që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi… me fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, leje ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë. Kjo është shumë e kënaqshme dhe nëse e bën rregullisht – s’është e thënë ta bësh për ditë – mund të zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit!
Pastro.

E njeh atë ndjenjën që kemi pasi të kemi pastruat shtëpinë poshtë e lartë shumë mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim të pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çka do qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.
Fokusohuni në pozitiven.

Ulu, relaksohu, dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në at se çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shumë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund të shëroj në shumë aspekte. Mëso si ta përdorësh.

Linku: https://www.yourtango.com/experts

Burimi i fotos:pexele.com