Lifestyle

Si mund të kemi më shumë besim në vetvete me disa hapa të thjeshtë

Vishuni bukur.
Megjitëse veshja nuk e bën njeriun, ato patjeter ndikojnë tek gjendja shpirtërore e tij. Asnjë më shumë se sa ju nuk është më koshient për paraqitjen fizike. Kur nuk dukeni mirë, kjo gjë ndikon në mënyrën se si e mbani veten dhe si komunikoni me të tjerët. Përdoreni këtë gjë në favorin tuaj duke u kujdesur për paraqitjen tuaj personale.

Ecni shpejt.
Një nga mënyrat më të lehta që tregon se si ndihet një njeri ndaj vetes është mënyra se si ai ecën. Njerëzit me besim në vetvete ecin shpejt.  Ata kanë vende ku të shkojnë, punë të rëndësishme për të bërë. Edhe nëse nuk jeni me ngut, ju mund ta rrisni vetbesimin tuaj duke e bërë hapin edhe me energjik. Duke ecur më shpejt do të dukeni dhe ndiheni më i rëndësishëm.
Qëndrim i mirë i trupit.
Në të njëjtën mënyrë, mënyra se si një njeri e mban trupin tregon “historinë” e tij. Njerëz me krahë të varur dhe levizje të bera me zor tregojnë mungesë vetbesimi. Ato nuk janë entuziastë për atë çfarë bëjnë dhe nuk e konsiderojnë vetveten të rëndësishëm.

Reklamimi personal.
Një nga menyrat për të fituar vetbesimin është dëgjimi i një fjalimi motivues si të reklamoni këndshëm veten.
Mirënjohja.
Kur fiksoheni shumë pas asaj që doni, mendja krijon arsye përse nuk mund ta keni atë. Kjo ju përqëndron tek të metat tuaja. Mënyra më e mirë për ta mënjanuar këtë është përqëndrimi tek mirënjohja.

Komplimentoni të tjeret.
Kur mendojmë negativisht, ne shpesh e projektojmë ketë ndjenjë tek të tjerët në formën e fyerjeve dhe thashethemeve. Për ta hequr qafe këtë qark negativiteti, fito zakonin e lëvdimit të të tjerëve. Refuzoni të përfshiheni në thashetheme që janë një thikë pas shpine për të tjerët dhe bëni një përpjekje për të komplimentuar ato që keni përreth. Me kalimin e kohës, do të pëlqeheni dhe do të bëheni i vetbesueshëm.
Uluni në radhën e parë.
Zakonisht në shkolla, zyra apo takime publike, njerëzit tentojnë të ulen ne radhët e fundit. Ato kanë frikë se bien në sy. Kjo reflekton mungesë besimi.

Flisni.
Gjatë diskutimeve në grup, njerëzit nuk flasin sepse kanë frikë se mos paragjykohen për atë që thonë. Por kjo është e kotë. Përgjithësisht njerëzit janë më të pranueshem se sa mund të imagjinohet.

Shkoni në palester.
Paraqitja ose fakti se sa ‘fit’ jeni ka një efekt të madh mbi vetbesimin tuaj. Nëse nuk jeni në formë të mirë fizike, do të ndiheni të pasigurt, jo tërheqës dhe më pak energjik.
Përqëndrohuni tek kontributi juaj.
Të mendosh për atë që i ke dhënë tjetrit, shoqërisë në përgjithësi, punës apo edhe familjes është një gjest që të rrit vetbesimin. Një ndjenjë që të bën ti japësh vetvetes rëndësi.

Linku: https://www.pickthebrain.com/blog/

Burimi i fotos:pexele.com