Lifestyle

Stressed emotional couple arguing fighting when checking financial papers together finding unexpected debt lack of money on bank account. Mad angry husband scolding wife for overspending family budget

Këto shenja mund të ndahen sa hap e mbyll sytë

 

Edhe nëse dëshironi të ndaheni  nga partneri, nuk është gjithnjë e lehtë për ta marrë iniciativën. Është e trishtë që të shkëputësh marrëdhënien me dikë që do dhe tundimi për të pritur që problemet të zgjidhen vetë është i fortë. Por ndërsa disa njerëz mendojnë gjerë e gjatë për këtë, disa shenja zodiaku kanë dërguar mesazhin e lamtumirës.

Vendimi për t’i dhënë fund një marrëdhënieje zakonisht shoqërohet me hezitim dhe dyshim, por këto shenja zodiaku nuk e kanë problem që të ndahen dhe nuk e zgjasin procesin kur shohin që marrëdhënia ka devijuar.

Ato do të ndahen nga një njeri toksik apo që nuk u përshtatet. Për to është më e rëndësishme mirëqenia dhe kënaqësia emocionale se sa zona e rehatisë. Falë planetit që i udhëheq dinë si të nisin dialogje të forta, janë të qarta për atë që duan dhe meritojnë nga partneri si dhe nuk heqin dorë nga lumturia vetjake. Pa humbur kohë, zbuloni listën e shenjave që mund t’i japin fund fare lehtë një lidhjeje.

Dashi

Shenja e zjarrtë e zodiakut që nuk i trembet vendimit të vështirë të ndarjes. Ata udhëhiqen nga planeti i luftës, Marsi dhe mund ta ndërpresin marrëdhënien edhe gjatë një debati të nxehur. Kjo shenjë ka natyrë impulsive dhe nuk ka frikë të shprehë atë që ndien. Pasi ka kaluar mjaft gjëra, do t’i nxjerrë të gjitha, do ndahet dhe do ecë përpara pa e kthyer më kokën pas.

Dashi e di se çfarë kërkon në jetë kështu që ndarja mund të ndodhë edhe krejt qetësisht, pasi ai ka parashtruar arsyet. Për më tepër, kjo shenjë s’e ka problem t’i rikthehet beqarisë. Kur heqin qafe një partner negativ, janë të lumtur që e kanë larguar peshën nga jeta e tyre.

Akrepi

Nëse tradhtoni besimin e një Akrepi, prisni që brenda një ore të keni marrë mesazhin e ndarjes. Për këtë shenjë gjëja më e rëndësishme janë besnikëria dhe përkushtimi kështu që nuk heziton të ndahet kur nuk ndihet më e sigurt në të.

I drejtuar nga Plutoni misterioz, Akrepi s’ka frikë të jetë vetëm. Madje ndonjëherë e preferon, sidomos kur marrëdhënia me partnerin ka qenë shumë e vështirë. Kjo karakteristikë e tij nënkupton që nuk do të qëndrojë me dikë vetëm për hir të marrëdhënies.

Për një Akrep nuk ka rëndësi nëse lidhja ka zgjatur 10 javë apo 10 vjet kur i duhet të ndahet. Intuita i sinjalizon qartazi se kur duhet të heqë dorë. Për të nuk është e lehtë sepse është shenjë e ndjeshme uji por inati, zhgënjimi dhe acarimi që ka thuajse gjithmonë mbizotëron sentimentalitetin që për të tjerët kthehet në pengesë.

Shigjetari

Shigjetari i jep fund kur marrëdhënia nuk është më argëtuese. Është shenja aventuriere dhe shpirti i lirë i zodiakut ndaj ka një nevojë të brendshme për të rritur dhe zbuluar veten. Një lidhje mbytëse dhe monotone nuk i mbijeton dashurisë së Shigjetarit për lirinë.

Si shenjë e drejtuar nga Jupiteri, për Shigjetarin është e lehtë që të kuptojë se çfarë kërkon në jetë dhe e ka shumë të lehtë ta lërë pas një marrëdhënie. Ai është rehat me idenë që njerëzit vijnë dhe ikin ndaj nuk është i ngjitur pas tyre.

Shigjetari mund të ruajë miqësinë me ish-in, por nuk e ka problem as shkëputjen e plotë. Ai e sheh ndarjen si një derë për përvoja dhe mundësi të reja duke e përqafuar beqarinë me shumë entuziazëm.

Linku: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3151614/

Foto:Freepik.com